Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e vonë të së premtes në Durrës.
Sipas policisë, dy persona janë konfliktuar në lagjen 6 dhe një prej tyre ka shtënë në ajër. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa vijojnë kërkimet për personin që shtiu, me iniciale H.Ll.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 22:45, në lagjen 6, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve Gj. P. dhe H. Ll. ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit H. Ll. autorit të dyshuar të të shtënave.
Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.







