Ballina Sport “Kemi ndryshuar filozofi”, Maran i kënaqur: Ishim me mendje te Finlanda

“Kemi ndryshuar filozofi”, Maran i kënaqur: Ishim me mendje te Finlanda

43
0

I kënaqur pas fitores 3-0 përballë San Marinos u shfaq trajneri Maran, por tekniku kuqezi e pranon se djemtë e tij, pas pjesës së parë, pasi kishin mbyllur llogaritë, ishim me mëndje te Finlanda, rivali i tyre i radhës:

“Më pëlqeu padyshim pjesa e parë, ku ishim më kërkues, ndërsa në të dytën menaxhuam rezultatin, pasi kishim lojtarë më kartonë, disa lojtarë vinin nga dëmtime dhe ngadalësuam pak ritmin pasi ishim me mëndje te Finlanda. Skuadra zbriti në fushë për të bërë rezultat dhe ia doli. Këta janë ndeshje ku duhet të provojmë lojtarë të rinj, për të qenë të vlefshëm në të ardhmen, përfitova nga kjo pjesë”, u shpreh Maran.

Në deklaratën e tij pas suksesit 3-0 përballë San Marinos, trajneri i ekipit përfaqësues pranoi se ekipi i tij tani ka filluar të ndryshojë filozofi: “Gjëja më e bukur është fakti që ekipi ka ndryshuar filozofi. Mundohet të bëjë ndeshje, të ndërtojë. Kemi bërë 7 aksione sulmuese thuajse të ngjashme, që do të thotë se ekipi e ka kuptuar se çfarë duhet të bëjmë, çfarë kërkojmë. Duhet të përmirësojmë, por fakt është që filozofia ka filluar të ndryshojë. Ne nuk jemi një ekip i madh, kemi karakteristikat tona, duhet të punojmë mbi këtë”, u shpreh Maran.