Ish-drejtori i policisë së Durrësit, Vilson Bala është paraqitur në SPAK, ku mësohet se do të pyetet lidhur me hetimet për biznesmenin e arrestuar Ergys Agasin, i akuzuar për dosjen ‘AKSHI’.
Aktualisht ai drejton policinë e Korçës.
Ngjarja ndodh në një moment kur është arrestuar edhe ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni që akuzohet për vendosjen në dispozicion të sekreteve shtetërore biznesmenit si dhe ndihmë ndaj tij gjatë kohës që ishte në arrati, e cila përfundoi më 26 gusht.







