Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në zonën e Fllakës, në Durrës.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen autorët që kanë vendosur lëndën plasëse, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar edhe sasinë dhe llojin e lëndës së përdorur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.







