Ballina Lifestyle Dea Mishel reagon sërish pas përplasjes me Sara Milen: Herën tjetër, kërko...

Dea Mishel reagon sërish pas përplasjes me Sara Milen: Herën tjetër, kërko ndihmë për replikat

57
0

Pas ironisë me “sufllaqe” ndaj deklaratës së deputetes socialiste Sara Mile për “rregullin e treshit”, Dea Mishel ka reaguar sërish në rrjetet sociale, këtë herë me një mesazh të drejtpërdrejtë për deputeten. Në reagimin e saj, Dea Mishel i drejtohet Sara Milës duke thënë se fillimisht nuk kishte ndërmend ta kthente situatën në debat, por më pas vendosi t’i përgjigjej publikisht.

Ajo thekson se nuk dëshiron që marrëdhëniet apo miqësitë e përbashkëta të përdoren në përplasjet publike dhe kërkon që personat e tretë, që nuk janë pjesë e debatit, të mos përfshihen në të.

“Ti nuk po më ‘ruan’ mua për hir të një shoqërie të përbashkët”, shkruan Dea Mishel, duke shtuar se nuk dëshiron që një konflikt në rrjetet sociale të kthehet në një çështje që prek njerëz të tjerë.

Në vijim, ajo i përgjigjet edhe pretendimit se reagimi i saj do të duhej të ishte më i moderuar për shkak të lidhjeve të përbashkëta, duke shkruar: “Kostot e jetës tona publike duhet të jenë vetëm për ne.”

Dea Mishel ironizon gjithashtu mënyrën se si është zhvilluar debati dhe thotë se nuk e konsideron veten të cenuar nga reagimet ndaj saj. Në fund, ajo i drejtohet drejtpërdrejt deputetes: “Sara Mila, meqë më njeh dhe kemi edhe miq të përbashkët, herën tjetër mund të më kërkosh ndihmë për replikat e tua të dobëta.”

Reagimi mbyllet me frazën në anglisht: “Better luck next time!”

Përplasja virtuale vjen një ditë pasi Dea Mishel ironizoi deklaratën e Sara Milës në podcastin “Andale”, ku deputetja e PS-së e cilësoi Edi Ramën si kryeministrin më të mirë dhe e vendosi atë edhe përpara Fan Nolit. Për këtë deklaratë, Mile iu referua “rregullit të treshit” në matematikë, duke nxitur reagime dhe meme në rrjet.