Ballina Aktualitet “Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti për vizitën...

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti për vizitën e Von der Leyen: Erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp që s’na dëgjoi!

34
0

Protesta qytetare ka vijuar para Kryeministrisë edhe pas përfundimit të vizitës së presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa nga podiumi protestuesit kanë kritikuar qëndrimin e saj gjatë vizitës në Tiranë.

Aktivisti Lizandër Saraçi, gjatë fjalës së tij, deklaroi se protestuesit e kishin pritur me interes mbërritjen e Von der Leyen, por u shpreh i zhgënjyer që ajo, sipas tij, nuk dëgjoi zërin e qytetarëve që protestonin jashtë Kryeministrisë.

“Von der Leyen erdhi këtu sot dhe ne e pritëm me padurim, por ajo erdhi të bëhet palë me hajdutët e t’i bëjë furçë qeverisë. Nuk denjoi të dëgjonte shqiptarët. Turp ajo që ndodhi sot, që nuk na dëgjoi”, deklaroi Saraçi.

Aktivisti shkoi më tej me kritikat ndaj presidentes së Komisionit Europian, duke deklaruar se ajo duhet të mbajë përgjegjësi për qëndrimin e mbajtur.

“Do të vijë dita që të japë llogari për këtë gjë”, tha ai.

Saraçi theksoi se protestuesit mbështesin integrimin europian të Shqipërisë, por kërkojnë që ai të lidhet me respektimin e vlerave mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Europian.

“Ne nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”, përfundoi Saraçi.