Çfarë po ndodh te Portugalia? Cristiano Ronaldo u largua nga grumbullimi i kombëtares portugeze pas deklaratave të Jorge Jesus në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Danimarkës.
Trajneri i kombëtares luzitane kishte deklaruar se Ronaldo nuk do të luante as në ndeshjen me Danimarkën, diçka për të cilën kishte edhe një pakt me futbollistin. Dhe e gjithë kjo ndodhi pas zhurmës së madhë që u krijua pas ndeshjes me Norvegjinë që Ronaldo e pa të gjithën nga stoli, gjë që atij nuk i ndodhte prej 18 vitesh.
‘I thashë Ronaldos se nuk do të luante as ndaj Norvegjisë dhe as ndaj Danimarkës dhe më pas gjatë ndeshjes mendova; në ndonjë moment do të kem nevojë. I kërkova të bënte nxemjen dhe më pas nuke aktivizova. Çdo futbollist që bën nxemjen për 30 minuta dhe më pas nuk luan ndihet i frustruar. Kushdo qoftë, Cristiano apo Pele-ishin fjalët e Jorge Jesus që kërkoi të shuajë polemikat e shpërthyera.
Por situata u bë e papërballueshme sipas disa mediave portugeze të pranishme në Kopenhagen. Futbollisti vendosi të mos stërvitej me grupin dhe shkoi direkt në hotel.
Sipas të përditshmes ‘A Bola’ shpjegon se futbollisti pritet të largohet në orët në vazhdim dhe se avioni i tij privat është nisur nga Madridi për në Kopenhagen për të marrë 41 vjeçarin
Është kjo një situatë shumë e çuditshme që kërkoi edhe ndërhyrjen urgjente të presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença për të qetësuar gjërat në të gjithë këtë histori.







