Ballina Aktualitet ‘Ka dalë nga binarët’/ Saimir Visha: Rama po bën ligje për të...

‘Ka dalë nga binarët’/ Saimir Visha: Rama po bën ligje për të mbrojtur veten, cenojnë drejtësinë

30
0

‘Rama po bën ligje për të mbrojtur veten’. Kjo është një nga akuzat e forta të avokatit Saimir Visha, i cili në një emision televiziv foli për zhvillimet e fundit në drejtësi dhe institucionet shqiptare.

Visha deklaroi se kryeministri Edi Rama, sipas tij, po përdor pushtetin për të ndërhyrë në funksionimin e institucioneve dhe për të krijuar mekanizma që i shërbejnë mbrojtjes së tij.

‘Ai po bën gjithçka sot. Ai mund t’i kthejë në ligj ato pa mendimin e… Ka dalë nga binarët… po e shkatërron si institucion’, u shpreh avokati.

Sipas Vishës, Rama po sillet sikur të ketë në dorë të gjitha institucionet e shtetit.

Avokati e lidhi këtë situatë edhe me zhvillimet e fundit në drejtësi, duke u shprehur se qëllimi është goditja e proceseve hetimore.

‘Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një drejtor drejtorie të vendosi kontingjent në pozicionet e shefave të komisariatit. Çka tregon që ai entuziazëm që ka pasur fillimisht populli, ai entuziazëm të bie në mënyrë drastike. Drastike. Sepse unë mendoj që deri në pesë vite burg, ne s’kemi me çfarë të ushqehemi edhe në burgje. Është bërë edhe njëra anë.

Ai po bën gjithçka sot. Ai mund t’i kthejë në ligj ato pa mendimin e… ka dalë nga binarët… po e shkallon si institucion. Ai na tregoi sot që unë jam kryeprokurori, kryegjykatësi, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit… i të gjithave. Çka tregon edhe një herë që rrugët e tij… ose ka këshilltarë të këqij që e mësojnë, ose ai për vete fle gjysmë natën dhe të nesërmen në mëngjes shpik ndonjë gjë të re, po gjithmonë në interes të vet. Atij si duket i ka ardhur fundi dhe po merr masat që pikë së pari të godasi hetimin. Hetimin, më vonë gjykimin. Kemi dëgjuar ne gjithë këto muaj të flasi për bujqësinë, të flasi për industrinë…

E vetmja luftë që kemi, që në korrik deri tani, janë goditjet që po pëson drejtësia’, u shpreh Sajmir Vishaj.