Tre tërmete me magnitudë 4.7, 4.6 dhe 5.2 të shkallës Rihter ndodhën mesditën e së dielës (10/4) në orën 14:19, 14:36 dhe 14:43 në Adana të Turqisë .
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmeteve ndodhet 21 kilometra në veriperëndim të Antirinit dhe 68 kilometra në perëndim të Kahranmarasit, ndërsa thellësia fokale e tyre vlerësohet në 10 kilometra.
Në një deklaratë të lëshuar nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë pas tërmeteve, thuhet: ‘ Deri më tani, nuk ka situata të pafavorshme. Punimet e vlerësimit në terren janë duke u zhvilluar. U shprehim urimet tona më të mira qytetarëve të prekur.’
Guvernatori i Adanës, Mustafa Yavuz, tha në një njoftim për shtyp: ‘Deri më tani, nuk na është raportuar asnjë incident negativ. Hetimet në vendngjarje po vazhdojnë.’







