Ballina Kosovë Të hënën seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, Nagavci dorëzon kërkesën

Të hënën seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, Nagavci dorëzon kërkesën

123
0

Arbërie Nagavci, ka dorezuar kërkesën në emër të deputetëve nënshkrues, për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të hënën, më 5 tetor, në orën 09:00.

Sipas kërkesës së dorëzuar në Kuvend, në rendin e ditës janë përfshirë pesë pika, ndër to edhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në rend dite janë edhe tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian dhe një marrëveshje kredie me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “XXI” në Kosovë.

Para seancës plenare, Komisioni për Legjislacion pritet të mblidhet në orën 08:00. Në këtë mbledhje është paraparë shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kërkesa, e datës 4 tetor 2026, është dorëzuar në emër të deputetëve nënshkrues nga Arbërie Nagavci.