Ballina Sport Shqipëria mund të përfitojë nga ngjarja e pazakontë, klubi i “rrëmben” lojtarin...

Shqipëria mund të përfitojë nga ngjarja e pazakontë, klubi i “rrëmben” lojtarin Finlandës nga grumbullimi

74
0

Finlanda ka marrë kreun e grupit pas fitores 2-1 ndaj Shqipërisë, por tashmë do të duhet të mbrojë atë përballë Bjellorusisë.

Për finlandezët nuk do të jetë e lehtë, pasi në ndeshjen e radhës do të ketë mungesa të rëndësishme. Kan Kairinen u ndëshkua me të verdhë përballë kuqezinjve dhe do jetë u pezulluar. Por ndërkohë, ka ardhur një lajm i pazakontë pasi një klub i ka marrë lojtarin nga grumbullimi.

QPR ka kërkuar që Glen Kamara t’i bashkohet përsëri klubit dhe të mos merrte pjesë në ndeshjen e fundit në këtë dritare ndeshjesh të përfaqësueseve. Futbollisti ka zgjedhur të pranojë këtë kërkesë, duke befasuar stafin.

“Glen u gjend në një situatë të vështirë, pasi klubi i tij kërkoi që ai të largohej më herët nga grumbullimi dhe të kthehej në Londër. Atij iu desh të merrte një vendim që, natyrisht, nuk ishte ai që ne kishim shpresuar. Vendimi i Glenit ishte natyrisht zhgënjyes, pasi ai është një futbollist i talentuar që e fitoi vendin e tij në skuadër. Ne gjithsesi kemi shumë opsione të mira për atë pozicion, ndaj nuk do të shtojmë asnjë zëvendësues në ekip”, komentoi trajneri Fris pas largimit të futbollistit drejt klubit anglez./PS