Ballina Aktualitet Protesta e 127-të kundër qeverisë, qytetarët lënë mesazhin poshtë Kryeministrisë: Rama =...

Protesta e 127-të kundër qeverisë, qytetarët lënë mesazhin poshtë Kryeministrisë: Rama = krimi

233
0

Qytetarët i kanë lënë një mesazh gjigant kryeministrit Edi Rama, poshtë zyrës së tij, në ditën e 127-të të protestës kundër qeverisë.

Protestuesit kanë shkruar në shesh mbiemrin e kryeministrit, “RAMA”, i cili nga ana tjetër “pasqyrohet” me fjalën “KRIMI”, duke krijuar mesazhin “Rama = Krimi”.

Mesazhi i qytetarëve vjen edhe si ironi ndaj platformës së re të qeverisë, “Pasqyra Albania”, një nismë e prezantuar pas protestave masive që zhvillohen në Tiranë prej më shumë se katër muajsh.

Mesazhi u vendos në kuadër të protestës së zhvilluar kundër qeverisë, e cila prej 127 ditësh vijon me thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e qeverisjes.

Protestuesit kanë deklaruar se qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.