Ballina Politika PS e Durrësit si organizatë kriminale nën drejtimin e Luan Zazës dhe...

PS e Durrësit si organizatë kriminale nën drejtimin e Luan Zazës dhe Emirajna Sakos, që e mbron policia e shtetit

98
0

Mbrëmë, disa portale, dhanë lajmin se djali i ish drejtorësh së dyshuar për vjedhje qindra milion lekësh të pensionistëve, ka goditur policin dhe pse ka qenë jashtë shërbimit. Veprimi i tij ishtë bërë në përkrahje nga një tjetër person. Të gjithë pritën një komunikim zyrtar siç bën policia kur kap ndonjë hajdut pulash dhe “në sajë të punës së mirë të saj dhe veprimve të shpejta u bë i mundur zbulimi ngjarjes’, që në fakt mbrëmë nuk ndodhi. Në fakt policia Durrësit nuk pati një komunikim zyrtar me median, në adresën që komunikon zakonisht.

“Djali i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës, Elizabeta Mataj, e cila gjendet në “arrest shtëpie”, është proceduar penalisht pasi bashke me nje shtetas tjetër kanë dhunuar një punonjës policie. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.6 në Durrës ku A. Mataj bashkë me shtetasin D.B kanë goditur punonjësin e policisë jashtë detyre D. Hallaci.”, ishte pak a shumë teksti i lajmit të përcjellë.

Në fakt nuk është hera e parë që Policia e Durrësit me urdhër edhe të z. Skënder Hita, ka reduktuar komunikatat për mediat, edhe pse te botuara edhe kur sillte edhe kur një fëmijë kishte ngrënë gjellë të nxehtë dhe po e mjekonin te pediatria. E gjitha është zgjedhja e tyre. Nuk ka sjellë komunikatë, as për plagosje, as për shpërthime tritoli, dhe kështu kanë bërë edhe mbrëmë. Gjithsesi media ka mundur t’a marrë lajmin ose e kane seleksionuar në mediat që i keqpërdorin deri në fshehje krimi. Dhe këtë radhë nuk vonoi tetë orë si në rastin e një ngjarje në Shkallnur, ku punonjesi policies drekonte me të kërkuarin e Spak dhe bënë plagosje, po gati 24 orë, për të sjellë komunikatën, por ende jo për ngjarjen, po për personin që është ndaluar për ngjarjen. Punë për ata, për t’i thënë për të disatën herë se është më kriminel ai që fsheh krimin, aq më shumë, kur është edhe institucion që duhet të mbrojë jetën e qytetarve. Pak rëndësi ka se çfarë ndodhi me policin, jashtë shërbimit, kush ka qenë arsyeja e ngjarjes, pse e goditën, çfarë sqaruan më pas, si i mbyllen gjërat, nëse i kanë mbyllur po sot sjellë  komunikatë për ndalimin e babait, Feta Matajt.

Të gjithë këta pyetje i zgjidh vetë policia, here sipas profesionalizmit të saj dhe here- herë sipas pengmarrjes së saj nga politika. Një pyetje tjetër më e madhe është para!

A është e vërtetë që PS është një organizatë kriminale në Durrës? Si është e mundur që vendoset drejtoreshë një  femër që e ka krenari bixhozin dhe mirë bën, po jo kur luan me lekët e pensionistëve? A është normale që z. Dako që ende bën organikën në Durrës ta emëroj aty? A është normale që bashkëshorti i saj, kordinator i PS, ne një zonë të Durrësit, emërohet drejtor shërbimesh, vetëm se i duhet Luan Zazës , në vendin ku ka bërë lekët duke shitur varre? Këtë e di kryetarja bashkisë, Emirjana Sako. Si është e mundur, që vëllaii tij dhe kunati i drejtoreshës është në burg për abuzime pronash? Si është e mundur që djali i saj rreh policin dhe policia pasi ka mbyllur çeshtjen ka vendosur ti lejë burrë e grua bashkë, arrest shtëpie, ndërsa djali të mos ketë probleme? Katër vetë kryejnë vepra penale nga një familje, katër vetë emërohen nga kreu i PS, kryetarja bashkisë dhe “dashnori’ politik i Edi Ramës, (të na falë Roni se nuk i dijmë gjërat nga brenda) katër vetë i rregullojnë ngjarjen bashkë me policinë?

A është PS e Durrësit organizatë kriminale? Kjo merr përgjigje, kur pyetjet më sipër marrin përgjigje dhe përgjegjësitë nga ata që drejtojnë institucionin apo i përfaqësojnë ata politikisht.

Sado bixhozxhinj politik të ketë Durrësi (e ka provuar Dako kur i merrte leket e betonieres Blendi Klosi për insulina dhe lozte bixhoz  te pallati i Ferdinand Xhaferrit), sado pensionistë të vjedhin, sado drejtorë të ketë bashkia, sado të kërcënojnë, sado varre të kënë shitur, sado hajdutë dhe kriminelë të emërojë pushteti, pati një përgjigje sot. Mund të merrni në qafë një fukara apo edhe disa të tillë, po keni frikë të sillni edhe palaço Kryeministrin në Durrës se e presin 100 studentë në protestë. Po sikur të bëhen një mijë ato dhe në fakt po i bëni vetë me organizatën kriminale të PS që e drejton një maskara politik që shiste varre për të blerë pallate të “dëmtuara” tërmeti! Po ende nuk keni parë gjë, përveç faktit që një parti e ndërtuar si organizatë kriminale në Durrës nisi të jap shpirt sot nga Këneta, aty ku po kërkoni edhe kandidatin për bashkinë, po edhe kriminelët për të vjedhur vota për t’i dhënë mandatin! Aty ku keni investuar për të varrosur politiksht veten!