Ballina Sport Risi dhe tre lojtarë në tribunë! Maran ndan mendjen te Kombëtarja, si...

Risi dhe tre lojtarë në tribunë! Maran ndan mendjen te Kombëtarja, si ndryshon lista ndaj San Marinos

60
0

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet më 6 tetor me San Marinon prej orës 20:45. Trajneri Maran ka preferuar që të dërgojë në tribunë Feta Fetain, Klevi Qefalijan dhe Sabah Kerjotën.

Risi në listë ndërkohë është Alain Taho, portieri i rezervave të Interit për të cilin është hera e parë. Po ashtu edhe Simon Simoni është rikthyer në dispozicion të Kombëtares. Mario Dajsinani e nis sot si titullar, ndërsa dy portierët e përmendur më parë zëvendësojnë Alen Sherrin dhe Etrit Berishën që mungojnë.

Në dispozicion të kuqezinjve rikthehet po ashtu Luis Hasa. Ky i fundit la pas shqetësimet shëndetësore. Surprizë është që Fetai rikthehet në tribunë dhe pse u privua nga Kombëtarja U-21 për shkak të problemeve me dokumentacionin.

Takimi në “Air Albania” ndërkohë vlen për raundin e katërt të Ligës së Kombeve.

Në tribunë: Feta Fetai, Klevi Qefalija dhe Sabah Kerjota

Të rikthyer: Luis Hasa dhe Simon Simoni

Risi në listë: Alain Taho

Mungon për shkak dëmtimi: Alen Sherri

Mungon për shkak pezullimi: Etrit Berisha

I larguar: Samuele Sina