Ballina Kronika Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria mbyll hetimet, Gjon dhe Elvis Shkambi...

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria mbyll hetimet, Gjon dhe Elvis Shkambi dërgohen për gjykim

70
0

Prokuroria e Tiranës i ka dhënë fund një hetimi penal 1 vjeçar që flet për vrasjen në sallën e gjyqit të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 6 Tetor 2025, brenda ambienteve të gjykatës, duke shënuar rastin e parë në botë, të vrasjes së magjistratit në sallën e gjyqit.

Vendimi për mbylljen e dosjes dhe dërgimin e saj për gjykim në gjykatën e Tiranës, është marë nga dy prokurorët e çështjes, Arenc Çela dhe Ridvan Suka

Për këtë ngjarje të rëndë hetimi provoi se Gjon Shkambi dhe nipi i tij, Elvis Shkambi, kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me qëllim vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja menjëherë sapo ai të shprehej me vendim përfundimtar.

Ndaj tyre është ngritur akuza e “Vrasjes për shkak të rrethanave cilësuese ndaj gjyqtarit” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Ndërkohë i pandehur në këtë çështje është marë për “Shpërdorim detyre” dhe punonjësi i sigurisë së gjyjatës së Apelit, Banush Koxhaj.

Tashmë dosja është dërguar në gjykatë dhe pritet që të shqyrtohet në seancë paraprake.

Vrasja e Astrit Kalasë solli një reagim të faktorit të brendshëm të Drejtësisë dhe faktorit ndërkombëtar.

Arsyet e vrasjes lidhen për shkak të detyrës, pasi gjyqtari Kalaja para se të vritej rrëzoi një kërkesë të familjes Shkambi, që lidhej për çështje pronësie në qytetin e Shkodrës.