Ballina Lifestyle Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz shmangin sfilatën e Victoria Beckham në Paris:...

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz shmangin sfilatën e Victoria Beckham në Paris: kriza familjare vazhdon

54
0

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz ishin gjithashtu në Paris për Javën e Modës. Dyshja u pa në disa nga eventet më të rëndësishme të javës, nga sfilatat e Balenciaga te Messika, por qëndroi larg një prej momenteve më të rëndësishme për familjen Beckham: prezantimit të koleksionit të ri të Victoria-s, më 2 tetor.

Mungesa e tyre ra menjëherë në sy, sidomos sepse pjesa tjetër e familjes ishte aty për ta mbështetur stilisten. Në rreshtin e parë ndodhej David Beckham së bashku me fëmijët Romeo, Cruz dhe Harper. Me ta ishin edhe partneret e dy djemve, modelja Kim Turnbull, e lidhur me Romeo-n, dhe Jackie Apostel, partnerja e Cruz.

Mungesa e Brooklyn-it u interpretua si një tjetër shenjë e përçarjes familjare: ai ndodhej në të njëjtin qytet, por zgjodhi të mos ishte aty ku familja Beckham tradicionalisht mblidhet për të mbështetur Victoria-n.

Sipas Vanity Fair Italia, gjatë gjithë qëndrimit në Paris Brooklyn nuk do të kishte pasur asnjë kontakt me familjen e tij.

Në të njëjtën kohë kur Victoria prezantonte koleksionin, 27 vjeçari dhe Nicola u fotografuan duke ecur dorë për dore pranë Louvre-it, rrugës për në restorantin L’Avenue, ku kaluan një mbrëmje romantike vetëm të dy.

Pas sfilatës, David Beckham publikoi disa fotografi në rrjetet sociale për të përgëzuar bashkëshorten.

“Ndihemi vërtet me fat që mund të jemi pjesë e kësaj mbrëmjeje kaq të bukur, në një vend që e duam kaq shumë. Të lumtë, nuk mund të ishim më krenarë”, shkroi ai.

“Edhe një herë tregove elegancën, pasionin dhe bukurinë tënde përmes mënyrës se si dëshiron që njerëzit të ndihen kur veshin krijimet e tua.”

Në karuselin e fotografive ishte edhe një imazh me familjen, por pa Brooklyn-in.

Edhe Jackie Apostel i kushtoi Victoria-s disa fjalë plot admirim. Ajo e quajti veshjen e stilistes gjatë sfilatës “fustani i ëndrrave” dhe shtoi: “Të admirojmë gjithmonë jashtëzakonisht shumë”.