Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka ngritur shqetësime me një fjalim të fundit të mbajtur në Nebraska në mes popullit amerikan.
Në një tubim të republikanëve në Nebraska mbrëmë, Trump u tha mbështetësve se shpresonte të shihte një “fitore të jashtëzakonshme” në zgjedhjet e ndërmjetme të nëntorit, që po afrohen me shpejtësi. Më pas ai tha se çmimet e larta për shkak të luftës me Iranin ishin një çmim i vogël për t’u paguar për ta mbajtur botën të sigurt.
“Ata mund ta shkatërrojnë një qytet. Le ta shkatërrojnë Los Anxhelosin. Le ta shkatërrojnë San Diegon”, tha Trump në tubim, raporton The Guardian.
Nuk vonoi reagimi nga kryebashkiakja e Los Anxhelosit, Karen Bass, e cila tha se ato që po thotë Trump janë kërcënime të papërgjegjshme, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e qytetit të dytë më të madh të Amerikës.
Kjo ka ngritur shqetësime tek populli amerikan, por gjithsesi kjo nuk do të ishte hera e parë që Trump ka mbajtur një fjalim kontrovers, shkruan The Guardian.







