Ballina Aktualitet “Republika është pushtuar nga kriminelë ordinerë”/ Protesta qytetare, flet aktivisti: Kanë zaptuar...

“Republika është pushtuar nga kriminelë ordinerë”/ Protesta qytetare, flet aktivisti: Kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit, kemi qeveri që është vënë në shërbim të oligarkëve

43
0

Protestuesi Edison Lika, në protestën e 129-të kundër qeverisë tha se qeveria shqiptare është përzier me krimin. Lika theksoi se kriminelët e kanë zaptuar Republikën.

Ai theksoi se duhet një revolucion, që vendi të çlirohet nga këta njerëz, që e kanë marrë peng.

Edison Lika:

Kjo qeveri është në pushtet prej krimit. Republika është pushtuar nga kriminelë ordinerë, që na e kanë bërë të pamundur që të jetojmë në Shqipëri.

Ata na kanë zaptuar nga parkingu i lagjes dhe deri në bregdet. Ne e gjejmë oligarkinë kudo te rruga Thumanë-Kashar, kudo, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit, kemi qeveri që është vënë në shërbim të oligarkëve.

Protesta është kundër çdo krimineli që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve.