Ballina Aktualitet Qytetarët ironizojnë Ballën: O Taulant, bëj presion sa të duash, parlamenti yt...

Qytetarët ironizojnë Ballën: O Taulant, bëj presion sa të duash, parlamenti yt mbetet pa 84 vota

54
0

O Taulant, bëj presion sa të duash mbi deputetë, të enjten parlamenti yt mbetet pa 84 vota, o i shkretë’.

Kjo është një prej pankartave me të cilat qytetarët kanë ironizuar përplasjet brenda Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, gjatë protestës së 129-të radhazi në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Mesazhi i pankartës i referohet drejtpërdrejt kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili një ditë më parë deklaroi se të gjithë deputetët socialistë duhet të jenë të pranishëm në sallë dhe të votojnë pro reformës.

Miratimi i hartës së re territoriale kërkon 84 vota në Kuvend. Drafti i mazhorancës parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 njësive vendore.

Në mbledhjen e grupit socialist, deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj janë shprehur kundër draftit, duke e bërë çështjen e sigurimit të 84 votave një nga pikat kryesore të debatit politik përpara votimit të së enjtes.

Balla ka deklaruar se, pavarësisht mendimeve të ndryshme brenda grupit, vendimi politik i PS-së është vota pro reformës dhe ka kërkuar praninë e të gjithë deputetëve socialistë në seancë.