Ballina Aktualitet Dosja e Bruno Çobos/ Pesë gra kërkojnë shtyrjen e burgimit, ja argumenti...

Dosja e Bruno Çobos/ Pesë gra kërkojnë shtyrjen e burgimit, ja argumenti që paraqitën në GJKKO

61
0

Pesë nga të dënuarat e dosjes së grupit të Bruno Çobos, të cilët akuzohen për mashtrimin e qytetarëve europianë përmes platformave të “Call Center”, i janë drejtuar këtë të mërkurë Gjykatës së Posaçme me kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit.

Kërkesa e tyre është argumentuar për shkak të fëmijëve të mitur dhe kushteve familjare.

Kanë bërë kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit:

Elisa Çaçi, e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Rezarta Ibrahimi, 6 vite e 8 muaj burg.

Greta Pepa, 6 vite e 8 muaj burg.

Antoneta Malo, 6 vite e 8 muaj burg.

Silvana Veliu, 6 vite e 8 muaj burg.

Në dosje janë 6 gra, ndërsa sipas informacioneve, dënimi i gjykatës është ekzekutuar për 4 prej tyre. Në kërkim janë Valbona Abedinaj dhe Antoneta Malo.