Ballina Politika Deputeti i PD, Igli Cara në Parlament: Rama nuk ka besë, shpopulloi...

Deputeti i PD, Igli Cara në Parlament: Rama nuk ka besë, shpopulloi Shqipërinë. ‘Territorialen’ çojeni në referendum

72
0

Deputeti i PD, Igli Cara në fjalën e tij në foltoren e Parlamentit tha se kryeministri Edi Rama nuk ka besë.

Cara u shpreh se ishte kryeministri që shpopulloi Shqipërinë. Më tej, tha se reforma territoriale po bëhet në mënyrë të njëanshme dhe se PD nuk është pyetur as në dëgjesa.

Igli Cara tha se reforma territoriale duhet të dërgohet në referendum.

Pjesë nga fjala e deputetit të PD-së Igli Cara

Pas 14 vitesh kemi 1.2 shqiptarë që janë larguar, shërbime që mungojnë. Ju flisni për marrëveshje politike, por se unë jam skeptik gjithmonë me ju, sepse nuk po e mbani fjalën.

Ju flisni për besë, po çfarë bese ka Rama? Me cilin nga ju e ka mbajtur fjalën? E mbaj mend që më 2013 se në Kuvend ka pasur shumë miq të Ramës, sot shumë pak janë, se dhe me miqtë e tij është i pabesë. Dhe flisni ju që Rama paska besë me shqiptarët.

Po çfarë bese flisni? A thatë se do bëjmë dëgjesat bashkë, a thatë se do e bëjmë reformën territoriale bashkë? A është bërë ndonjë dëgjesë në Bashkinë e Tiranës? Po gënjeni hapur dhe pa turp. Opozita ka propozim të sinqertë, të dërgohet me referendum, ta vendosin qytetarët.