Ballina Kosovë Nga New York-u me syze dielli, Përparim Rama shpall ambicien për Kryeministër...

Nga New York-u me syze dielli, Përparim Rama shpall ambicien për Kryeministër të Kosovës

164
0

Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se synimi i tij i radhës është të bëhet kryeministër i Kosovës. Këtë ambicie të tij ai e ka treguar gjatë një bisede në rrugët e New York-ut me një influencer të njohur në rrjetet sociale, me emrin Khan.

Rama prezantohet si kryetar i Prishtinës, ndërsa kur pyetet për synimet e tij të ardhshme, ai shpreh ambicien për t’u bërë kryeministër i Kosovës.

“Misioni i radhës është të bëhem kryeministër, në mënyrë që ta rregullojmë vendin dhe ta nxjerrim nga kjo gjendje”, ka deklaruar Rama.

Në këtë bisedë, Rama shpreh gjithashtu kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke vlerësuar se ai nuk po punon mirë.