Miliarderi Yorgen Fenech është shpallur i pafajshëm për akuzat e komplotit dhe bashkëpunimit në vrasjen e gazetares investigative Daphne Caruana Galizia, e vrarë me autobombë më 16 tetor 2017.
Nëntë anëtarët e jurisë dhanë vendimin e pafajësisë, duke e mbështetur me 8 vota. Prokuroria pretendonte se Fenech kishte urdhëruar vrasjen, pasi gazetarja po përgatitej të publikonte një artikull komprometues për xhaxhanë e tij.
Fenech, trashëgimtar i grupit të biznesit Tumas Group, u arrestua në vitin 2019 në jahtin e tij, ndërsa po përpiqej të largohej nga Malta. Ndërkohë, pesë persona janë dënuar për përfshirjen në atentat, përfshirë tre autorët e sulmit dhe dy persona që siguruan eksplozivin.
Familja e gazetares e cilësoi vendimin si një mohim të drejtësisë për Daphne-n, duke theksuar se institucionet u treguan të dobëta dhe dështuan.
Vrasja e gazetares Daphne shkaktoi një krizë të madhe politike në Maltë dhe çoi në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm Joseph Muscat, në janar 2020.







