Ballina Aktualitet “Arresto Ballukun”/ Qytetarët mblidhen para SPAK me pankarta, kërkojnë heqjen e imunitetit...

“Arresto Ballukun”/ Qytetarët mblidhen para SPAK me pankarta, kërkojnë heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres

152
0

Disa qytetarë janë mbledhur paraditen e kësaj të hëne para ambienteve të SPAK me pankarta në duar, ku kërkojnë arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Secili nga qytetarët ka nga një pankartë me mbishkrimin “Arresto Balluku”.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar dy vila të fshehura nga Belinda Balluku në emra të tjerë në jug të vendit. Tashmë pritet që Prokuroria e Posaçme të dërgojë kërkesën në Kuvend, për heqjen e imunitetit të Ballukut me qëllim vënien e saj në masën e sigurisë.