Ballina Lifestyle Çudia më e madhe zgjat deri te koncerti dhe reklama e radhës!...

Çudia më e madhe zgjat deri te koncerti dhe reklama e radhës! Eli Fara rikthehet në skenë, Monika Lubonja në ekran

198
0

Në Shqipëri, skandalet kanë një jetëgjatësi gjithnjë e më të shkurtër. Sidomos kur në kalendar shfaqet koncerti i radhës apo një kontratë publicitare.

Pak javë pas zhurmës së madhe që shkaktuan videot intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila, dy prej emrave të përfshirë në polemikën publike, Eli Fara dhe Monika Lubonja, po i rikthehen aktiviteteve të tyre artistike.

Eli Fara pritet të ngjitet sërish në skenë, këtë herë në një klub nate në Tiranë, ku do të performojë përkrah Luiz Ejllit dhe Altin Shirës.

Ndërsa Monika Lubonja do të shfaqet në një spot publicitar së bashku me aktoren Mariana Kondi, duke iu rikthyer ekranit pas javësh në qendër të vëmendjes së publikut dhe rrjeteve sociale.

Historia që për ditë të tëra pushtoi portalet, studiot televizive dhe komentet në rrjet duket se po ia lë vendin normalitetit të zakonshëm të spektaklit shqiptar.

Dhe kështu mbyllet një tjetër histori që për javë të tëra mbajti peng vëmendjen e shqiptarëve. Nesër do të jetë dikush tjetër, një tjetër video, një tjetër skandal. Sepse në këtë vend, ku problemet e vërteta nuk mungojnë kurrë, shqiptarët arrijnë gjithmonë të gjejnë diçka tjetër me të cilën të merren. Dhe zakonisht është pikërisht ajo që ka më pak rëndësi.