Këngëtarja e njohur Tyla ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje moderne në rrugët e Parisit, duke i dhënë një dimension të ri stilit ushtarak.
Artistja u shfaq e veshur me një bluzë të zezë, fund cargo me detaje të frymëzuara nga uniformat ushtarake dhe çizme luksoze nga marka e njohur Bottega Veneta.
Me këtë kombinim, Tyla dëshmoi edhe një herë aftësinë për të ndërthurur veshjet praktike me elementet e modës bashkëkohore.
Stili utilitar, i karakterizuar nga xhepat e shumtë, prerjet funksionale dhe frymëzimi ushtarak, po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në botën e modës, ndërsa Tyla i dha një interpretim elegant gjatë qëndrimit të saj në Paris.







