Deputeti i PD Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me protestën e studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, ku gjatë tensioneve, një i ri u dhunua nga policia gjatë shoqërimit.
Këlliçi shkruan se zvarritja dhe gjakosja e këtij të riu është e papranueshme dhe një akt lufte që Rama i ka shpallur të rinjve.
‘Dhuna shtazarake e policisë ndaj studentëve protestues është e papranueshme dhe një akt lufte që Edi Rama u ka shpallur qytetarëve!
Tërheqja zvarrë, goditja, gjakosja e të rinjve dhe atyre që janë ngritur kundër hajdutërisë qeveritare, është e vetmja ofertë që ka sot Kryeministri më i korruptuar në Europë!
Sa më shumë refuzon të dëgjojë qytetarët e të tregojë forcë, aq më shumë shtohet pakënaqësia dhe revolta.
Për të mbajtur karrigen e tij, Edi Rama po shkakton konflikt social. Por asgjë nuk e shpëton nga fuqia e njerëzve të lirë, nga populli që është në këmbë’,- shkruan deputeti Belind Këlliçi krahas videos.







