Ballina Aktualitet ‘Turp për Shqipërinë’, ambasadorja e Izraelit shpërthen pas incidentit në protestën e...

‘Turp për Shqipërinë’, ambasadorja e Izraelit shpërthen pas incidentit në protestën e Tiranës…falenderon ministrin Hoxha

112
0

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ka reaguar pas përdhosjes së flamurit izraelit gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, duke e cilësuar ngjarjen si një akt që “turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare”.

Në një postim në rrjetin social X, Peleg tha se akti cënon dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminw krenare të tij

“Mbrëmë në Tiranë, protestues hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë mes brohoritjeve të turmës së mbledhur në vendngjarje. Si ambasador i një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një akt i tillë jo vetëm që nuk i shërben kauzës së protestës publike, por gjithashtu cenon dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare. Falënderoj @HoxhaFer për dënimin e menjëhershëm dhe të qartë të këtij akti., shkroi ajo.

Reagimi vjen pak orë pasi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë, duke deklaruar se akte të tilla nuk përfaqësojnë Shqipërinë dhe popullin shqiptar.