Ballina Aktualitet Pamje ndryshe nga protesta në Tiranë/ Protestuesit dhe policët përqafohen, lihen mënjanë...

Pamje ndryshe nga protesta në Tiranë/ Protestuesit dhe policët përqafohen, lihen mënjanë gurët dhe gazi lotsjellës

81
0

Situata para Ministrisë së Arsimit, e cila më herët ishte mes kaosit, përplasjeve, hedhjes së gurëve drejt policisë, e këta të fundit me gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve, tashmë ka një panoramë tjetër.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel në terren, Dorjana Bezat, protestuesit dhe efektivët e policisë kanë bërë ‘paqe’ dhe janë përqafuar, duke lënë mënjanë gurët dhe gazin lotsjellës e ujin me presion.

Se sa do të zgjasë ky “armëpushim”, kjo nuk dihet, por në këto momente (13:22), situata duket e qetë.