Ballina Aktualitet Kushte të qëndrueshme me vranësira të pakta, parashikimi i motit për këtë...

Kushte të qëndrueshme me vranësira të pakta, parashikimi i motit për këtë të shtunë

78
0

Për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.