Ballina Sport Neto shënues i dyfishtë, Chelsea fiton në Liverpool

Neto shënues i dyfishtë, Chelsea fiton në Liverpool

124
0

Neto shënues i dyfishtë, Chelsea fiton në Liverpool. Skuadra e Chelseat ka importuar tre pikë të mëdha nga stadiumi “Hill Dickinson” në Liverpool.

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Evertonit, në takimin e javës së tetë të Premier League.

Futbollisti Pedro Neto mori një pasim brenda 16-shit dhe godet fuqishëm, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës, 0:1. Pedro Neto shënoi golin e dytë personal të tij gjatë ndeshjes.

Pedro Neto gjendet në vendin e duhur, në momentin e duhur, për të përfituar nga topi i kthyer brenda zonës.

Ai godet fuqishëm dhe e dërgon topin ulët, pranë shtyllës së majtë, duke shënuar gol, 0:2. Chelsea e zë vendin e katërt me 13 pikë të mbledhura, ndërsa Evertoni gjendet dy vende më poshtë me 10.