Ballina Politika ‘Të rinjtë meritojnë të kenë zërin e tyre’/ Kongresmeni amerikan, Robert Aderholt...

‘Të rinjtë meritojnë të kenë zërin e tyre’/ Kongresmeni amerikan, Robert Aderholt reagon për protestën në Shqipëri

73
0

Një tjetër kongresmen amerikan ka reaguar për protestën studentore në vendin tonë, e cila është në ditën e pestë të saj.

Përmes një mesazhi në rrjetin social X, kongresmeni Robert Aderholt shpreh shqetësimin për përshkallëzimin e trazirave në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s.

‘Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tij. Të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre’, thuhet në mesazhin e kongresmenit.

Reagimi:

“Jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e trazirave në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tij. Të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.