Ballina Aktualitet “Plumba gome ndaj personave brenda PD-së”, Këlliçi: Policia reprezalje ndaj qytetarëve, sulm...

“Plumba gome ndaj personave brenda PD-së”, Këlliçi: Policia reprezalje ndaj qytetarëve, sulm direkt ndaj opozitës

66
0

Dy ambulanca janë futur në oborrin e PD-së. Ka pasur protestues që janë ndjerë keq nga gazi lotsjellës i policies dhe po iu jepet ndihma e parë. Në Rrugën e Elbasanit ka edhe prezencë tepër të lartë të efektivëve.

Nënkryetari i PD Belind Këlliçi tha se janë hedhur bombola gazi në selinë e PD-së nga policia, pa pasur asnjë incident.

“Në selinë e Partisë Demokratike janë hedhur bombola gazi nga ana e policisë. Nuk ka pasur asnjë incident dhe kjo ngjarje ka ndodhur në kushtet kur nuk ka pasur kurrfarë provokimi”, u shpreh Këlliçi.

Edhe Eno Bozdo theksoi se ngjarja është e turpshme. Sipas tij, selia e PD-së po sulmohet në mënyrë të dhunshme.

“Është e turpshme që sulmohet selia e PD-së. Nuk pranojmë kurrë dhunën e pajustifikuar. Dolëm tre deputetë, donim të flisnim me komandantin dhe nuk doli askush”, u shpreh Bozdo.

Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi në deklaratë për mediat u shpreh se policia ka hedhur gaz lotsjellës në selinë e Partië Demokratike.

Këlliçi shprehet se policia nuk ka pasur asnjë provokim, për ta bërë këtë veprim. Sipas tij, ky është një sulm ndaj selisë.

Belind Këlliçi: Ka të goditur me plumba goma brenda në selinë e PD-së.  Në selinë e PD-së janë vetëm të rinjtë dhe zyrtarët e PD-së. Ne kemi 14 vite që jemi në protestë. Është tension i panevojshëm. Autoritetet të vijnë dhe të ballafaqohen për të vërtetën. Pretendimet i bën Skënder Hita, që ka vila si Belinda Balluku.