Ballina Aktualitet Një grup intelektualësh letër Komisioneres Kos për protestat: Heshtja për dhunën policore...

Një grup intelektualësh letër Komisioneres Kos për protestat: Heshtja për dhunën policore rrezikon të nxisë më shumë dhunë shtetërore

39
0

Një grup avokatësh, gazetarësh, deputetësh, përfaqësuesish të shoqërisë civile dhe akademikësh i kanë drejtuar një letër Komisioneres Evropiane, Marta Kos, duke shprehur zhgënjimin për deklaratën e Komisionit Evropian të 18 tetorit mbi protestat në Shqipëri.

Në letrën drejtuar Komisioneres Kos, nënshkruesit vlerësojnë se deklarata e Komisionit Evropian dënon aktet e dhunës që u atribuohen protestuesve, por nuk përmend raportimet për pesë ditë përdorimi joproporcional të forcës policore ndaj demonstruesve paqësorë.

Në letër, ata i kërkojmë me respekt Komisionit që të sqarojë publikisht se standardi i llogaridhënies zbatohet njësoj edhe për përdorimin e tepruar të forcës nga organet e rendit. Ata gjithashtu bëjnë thirrje për një hetim të pavarur dhe të shpejtë mbi pretendimet për sjellje të pahijshme të policisë. Për këtë arsye, ata kërkojnë që ngjarjet të pasqyrohen në vlerësimin në kuadër të Grupkapitullit të Themeloreve (Kapitulli 23), në raportin e ardhshëm për Shqipërinë.