Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Kamëz, në afërsi të repartit ushtarak të Zall-Herrit, ku dy vëllezër kanë mbetur të vrarë pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka përfunduar me vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa autori i dyshuar është kapur nga Policia.
Ende nuk janë bërë të ditura identitetet e viktimave dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Autoritetet pritet të sqarojnë dinamikën e krimit dhe motivet që çuan në vrasjen e dyfishtë.







