Ballina Kronika Shiste llastiqe dhe sfera metalike për protestuesit, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë/ Policia...

Shiste llastiqe dhe sfera metalike për protestuesit, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë/ Policia zbulon 239 dronë dhe qindra pajisje në magazinë

119
0

Policia ka arrestuar 23-vjeçarin Orges Male, i cili u kap në rrugën “Tre Dëshmorët” duke u shitur pjesëmarrësve në protestat e dhunshme llastiqe gjuetie dhe sfera metalike, që sipas policisë përdoreshin për të sulmuar efektivët dhe institucionet.

Gjatë kontrollit në magazinën e tij në rrugën “Kol Koçi”, policia zbuloi mbi 450 pajisje dhe artikuj pa dokumentacion, mes tyre 239 dronë, 75 llastiqe gjuetie, 44 celularë, pajisje GPS dhe regjistruese

Çfarë u sekuestrua?
-239 dronë të madhësive të ndryshme;
-75 llastiqe gjuetie; një sasi të konsiderueshme me sfera metalike;
-44 celularë;
-17 Powerbank, 10 pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve; 11 llamba LED; 3 drynë elektronikë me GPS;
-1 pajisje elektronike me antenë (RFGS Detector);
-3 palë syze me videoregjistrues;
-pajisje DVR;
-7 pajisje Bluetooth për automjete; 8 pajisje Blackbox me kamera për automjete;
-1 kompresor, 8 elektrikë dore; 6 pajisje lazer;
-2 pajisje Xiaomi Smart Plug 2; 3 pajisje elektronike; 5 pajisje K-68 për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave;
-12 pajisje kompjuterike (mouse); 7 pajisje me lojëra kompjuterike; 7 pajisje Watch 10 Pro Max;
-8 çanta me hapje me gjurmë gishtash.