Ballina Aktualitet Dhuna e efektivëve pranë Kishës Orthodokse, Mitropoliti Anastas: Policia të heqë dorë...

Dhuna e efektivëve pranë Kishës Orthodokse, Mitropoliti Anastas: Policia të heqë dorë nga dhuna! Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit ta dinë se përgjegjësia e tyre shkon te gjykimi i historisë!

50
0

Përshkallëzimi i dhunës shtetërore dhe cenimi i hapësirave të shenjta ka nxitur një reagim të fortë e të drejtpërdrejtë edhe nga Mitropolit Anastas, i cili i ka bërë thirrje urgjente Policisë së Shtetit të ndalë menjëherë goditjet e dhunshme dhe arbitraritetin mbi qytetarët.

Në mesazhin e tij publik, ai ka lëshuar një paralajmërim të prerë për urdhëruesit dhe ekzekutuesit e dhunës, duke theksuar se keqpërdorimi i pushtetit dhe autoritetit shtetëror do të përballet jo vetëm me drejtësinë ligjore, por edhe me ndëshkimin historik e moral.

Reagimi i Mitropolit Anastas:

“Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti. Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit duhet ta dinë se përgjegjësia e tyre nuk përfundon përpara ligjit, por shtrihet edhe përpara gjykimit të historisë. Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve.”