Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar mësimin dhe janë nisur drejt qendrës së qytetit, në shenjë proteste kundër qeverisë.
Të rinjtë i bashkohen kështu valës së protestave që prej 8 ditësh vijojnë në vend, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Bojkoti i mësimit dhe marshimi i studentëve dëshmojnë se protesta po vijon shtrirjen edhe jashtë Tiranës, ndërsa të rinjtë kërkojnë që zëri dhe kërkesat e tyre të dëgjohen.







