Ballina Politika “Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë”/ Zhupa: Fundi yt është...

“Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë”/ Zhupa: Fundi yt është shumë i shpejtë!

53
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga protesta e studentëve, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrime të dyfishta lidhur me trajtimin e protestuesve dhe përgjegjësinë penale për korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.

Në një deklaratë gjatë protestës, Zhupa u shpreh se të rinjtë nuk po tërhiqen përballë paralajmërimeve të kryeministrit, ndërsa e akuzoi këtë të fundit se po përdor kërcënimin me burg ndaj të miturve që protestojnë.

Deputetja demokrate kritikoi gjithashtu qëndrimin e kryeministrit lidhur me propozimet për ndryshimet ligjore që prekin dënimet për korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.

Në fund të reagimit, Zhupa u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Reagimi i plotë:

Kush sakrifikon lirinë për pak siguri, i humbet të dyja dhe nuk e meriton asnjërën. Ky është thelbi i protestës së studentëve, të cilët nuk tërhiqen nga kërcënimet e Edi Ramës për sigurinë e tyre, për lëvizjen e tyre apo për burgun që i tregoi sot të gjithë të miturve.

I njëjti kryeministër që para 10 ditësh tha të heqin burgun për ata që vjedhin, për ata që shpërdorojnë detyrën, për ata që bëjnë korrupsion. Sot kërcënonte fëmijët e shqiptarëve pse protestojnë.

Më të shumtë të jemi në shesh, më të shumtë do të jemi. Rama, jep dorëheqjen! Fundi yt është shumë i shpejtë.