Ballina Politika Gazetari-Ramës: Çdokush që merr pjesë në një qeveri të korruptuar është objekt...

Gazetari-Ramës: Çdokush që merr pjesë në një qeveri të korruptuar është objekt i qytetarëve, ti je aty …

60
0

Gazetari Gjergji Erebara ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke iu përgjigjur deklaratës së tij për protestuesit me një mesazh për përgjegjësinë e anëtarëve të një qeverie të korruptuar.

‘Çdokush që merr pjesë në një qeveri të korruptuar është objekt i qytetarëve’, shkruan Erebara, duke përdorur të njëjtën logjikë të Ramës për ata që marrin pjesë në manifestime të dhunshme.

‘Ti je aty sepse je me të. Se në qoftë se ti nuk je me të, nuk rri aty’, përfundon gazetari reagimin e tij, të cilin e mbyll me fjalën ‘Populli’.

Reagim i gazetari Gjergji Erebara:

Çdokush që është në një manifestim të dhunshëm është objekt i policisë së shtetit.

Nuk ka aty jo, ‘unë isha me duar në xhepa. Jo unë isha me duar në sy duke parë atë se si po vret polici’, ti je aty sepse ti je me të. Se në qoftë se ti nuk je me të, ti nuk rri aty’.

Edi Rama

Çdokush që merr pjesë në një qeveri të korruptuar është objekt i qytetarëve. Nuk ka aty ‘jo po hëngrën kumbulla pas kurrizit tim, jo po unë nuk firmosa, jo po përgjegjësia është individuale. Ti je aty sepse je me të. Se në qoftë se ti nuk je me të, nuk rri aty’. Populli