Ballina Aktualitet Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet...

Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë

42
0

Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të ditura, akuza lidhet me dyshimet për fshehjen e një vile në Palasë, që dyshohet se i përket Belinda Ballukut. Në vijim të hetimeve, sot pritet t’u komunikohen akuza edhe disa biznesmenëve që kanë përfituar tenderë. Emrat e tyre dhe veprat penale për të cilat dyshohen nuk janë bërë të ditura në informacionin e përcjellë.

Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i komunikoi Ballukut pesë akuza për shkelje të dyshuara në 15 raste. Sipas SPAK, Balluku akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, kjo e fundit në dy raste. Gjithashtu, ndaj saj është ngritur akuza për shkelje të barazisë në tenderë në nëntë raste. Hetimet për dosjen vijojnë, ndërsa komunikimi i akuzave nuk përbën një vendim fajësie.