Bojkoti i mësimit është shtrirë edhe në Universitetin e Elbasanit. Edhe pse një pjesë e studentëve janë paraqitur në auditorë, mësimi nuk është zhvilluar.
Jashtë kamerave të mediave, studentët janë shprehur se e konsiderojnë të turpshme të vijojnë mësimin, ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre po vriten në kryeqytet.
Deri në këto momente, nuk ka një njoftim zyrtar për organizimin e një mbledhjeje apo marshimi nga studentët në Elbasan.







