Gjykata ka vendosur këtë të enjte lirimin e 8 të miturve të arrestuar gjatë protestave, duke e cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre.
Vendimi vjen pas një sërë arrestimesh të kryera nga policia gjatë ditëve të fundit, në kuadër të tubimeve që po zhvillohen në kryeqytet.
Deri më tani, gjykata ka vendosur lirimin e shumicës së protestuesve të arrestuar, duke caktuar ndaj tyre masa më të lehta sigurie, si “detyrim paraqitjeje” dhe “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, vetëm për një prej personave të arrestuar gjatë protestave është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.







