Ballina Politika Vuçiç vlerëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë....

Vuçiç vlerëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë. Shpreh keqardhje: Humbi kohë me protestuesit, tani rrezikon zgjedhjet

35
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar kryeministrin Edi Rama si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, ndërsa ka komentuar protestat që po zhvillohen prej ditësh në vend dhe pasojat e mundshme politike për kreun e qeverisë shqiptare.

Gjatë emisionit “Prva tema”, të transmetuar mbrëmjen e 21 tetorit në televizionin serb Prva, Vuçiç foli për situatën në Shqipëri, duke u ndalur te mënyra se si Rama është përballur me protestuesit.

“Rama bëri një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste disi. Dhe gaboi. Humbi kohë. Nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë”, deklaroi presidenti serb.

Megjithatë, Vuçiç shprehu një vlerësim të lartë për kryeministrin shqiptar.

“E gjithë kjo më duket irracionale, sepse ai është një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, sido që ta shikosh”, u shpreh ai.

Deklaratat e presidentit serb u bënë gjatë një diskutimi më të gjerë për protestat në Shqipëri dhe Francë, si dhe për zhvillimet politike që kanë shoqëruar lëvizjet studentore në rajon.