Ballina Lifestyle Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 Tetor 2026

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 Tetor 2026

37
0

Dashi
Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke sjellë mundësi të shkëlqyera. Pranojeni këtë periudhë tranzicioni ku ndoshta keni një rol më pak protagonist se vitin e kaluar. Është koha ideale për të prerë degët e thata dhe për të gjetur qetësinë. Nëse ju pëlqen dikush, shtyjeni takimin për në fundjavë.

Demi
Sot Hëna është e favorshme dhe ju ndihmon në marrëdhëniet me të tjerët. Megjithatë, yjet kërkojnë pak durim, sidomos në punë dhe në dashuri. Me Jupiterin dhe Venusin në pozicion nervoz, gjithçka që bëni duket si sfidë ose përparon me vështirësi. Organizohuni mirë për të shmangur ndërlikimet.

Binjakët
Mes të sotmes dhe të nesërmes, mungesa e harmonisë midis Hënës dhe Uranit sjell disa momente tensioni, veçanërisht nëse jeni të mbingarkuar me angazhime. Nëse keni çuar përpara projekte të mëdha, në mbrëmje do të ndiheni mjaft të lodhur. Ka mundësi për emocione, por mund të përballeni me vonesa të vogla.

Gaforrja
Kjo Hënë e mirë që ju shoqëron sot dhe nesër flet për ndjenja speciale, takime që vlejnë shumë dhe marrëdhënie të rëndësishme. Lini hapësirë intuitës suaj. Aspekti financiar kërkon më shumë vëmendje. Tregohuni të kujdesshëm sa I përket shpenzimeve të panevojshme.

Luani
Me Marsin në shenjë keni dhënë maksimumin për të arritur objektivat, por kjo ka sjellë një rënie fizike dhe stres të fortë. Me Venusin ende në aspekt të trazuar, bëni kujdes të mos i shkarkoni problemet personale në dashuri. Fundjava premton një rikuperim të madh ku do të jeni sërish protagonistë.

Virgjëresha
Mes të sotmes dhe të nesërmes mund të rikthehet një nervozizëm i lehtë, i lidhur me ndryshimet e fundit në ambientin e punës ose në detyrat tuaja. Nuk e keni të lehtë t’i përshtateni menjëherë një realiteti ndryshe nga ai që kishit imagjinuar. Mos shtoni angazhime të reja sot. Dashuria do të jetë më e mirë të shtunën dhe të dielën.

Peshorja
Keni emocione të bukura që mund t’i programoni mirë sot dhe nesër. Nëse duhet t’i besoni diçka dikujt ose të nisni një projekt të ri, kjo është një periudhë shumë e favorshme. Favorizoheni në aspektin financiar veçanërisht nëse keni bërë një investim të rëndësishëm.

Akrepi
Hëna është e shkëlqyer sot dhe nesër, duke ju dhuruar ndjesi shumë pozitive. Të dashuruarit që duan të japin maksimumin e tyre do të kenë momente mjaft intensive dhe intuita të rëndësishme.

Shigjetari
Kur gjërat nuk shkojnë siç e kishit parashikuar, është normale të ndiheni pak të dekurajuar. Tregoni kujdes në marrëdhëniet familjare dhe me paratë, shmangni shpenzimet e ngutshme. Qetësia e vërtetë vjen të shtunën. Sot ka hapësirë të bukur edhe për dashurinë.

Bricjapi
Sot keni një marsh më shumë falë Hënës shumë të favorshme. Lëvizni dhe veproni nëse keni projekte të mëdha, pasi fundi i vitit dhe viti i ardhshëm do t’ju japin kënaqësi të mëdha. Rreziku i vetëm është të arrini të shtunën të rraskapitur, prandaj menaxhoni mirë energjitë.

Ujori
Po kaloni një periudhë komplekse. Edhe kur jeni të sigurt që keni të drejtë, të tjerët priren t’ju thonë se keni gabim. Ka pasur diskutime kohët e fundit, ndaj përpiquni të mos e ngrini zërin pa qenë nevoja.

Peshqit
Shkaku i vetëm i tensionit për sot, për shkak të Hënës jo në harmoni me Uranin, mund të lidhet me situatat familjare ose me ndonjë të afërm që nuk ju dëgjon. Më e mira është t’i lini gjërat të rrjedhin pa u stresuar. Intuitat mbeten të shkëlqyera dhe para fundit të muajit do të merrni një përgjigje të bukur.