Ballina Kronika Vrau gjyqtarin Kalaja pasi dha vendimin/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe...

Vrau gjyqtarin Kalaja pasi dha vendimin/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij, zbardhet kërkesa e avokatit

68
0

Është shtyrë për më 16 nëntor seanca paraprake ndaj Gjon dhe nipit të tij Ervis Shkambi, të akuzuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Siç raportohet Prokuroria lexoi veprimet hetimore që ka kryer.

Avokati i Ervis Shkambit kërkoi të njihet me audion e seancës paraprake të datës 6 tetor, ndërsa avokatët e Gjon Shkambit kërkuan të njihen me aktet që lidhen me klientin e tyre.

Ndërkohë, avokati i familjes së Astrit Kalasë kërkoi që procesi të jetë transparent dhe të respektohet Kodi i Procedurës Penale.