Protesta e studentëve para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione këtë të premte, pasi protestuesit kanë përmbysur vazot dhe stolat prej betoni të vendosur përpara godinës së qeverisë.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të larguar studentët dhe për të liruar rrugën, ndërsa protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në zonë.
Efektivët u kanë kërkuar pjesëmarrësve të lirojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por studentët kanë refuzuar të largohen, duke këmbëngulur në vijimin e tubimit përpara godinës së qeverisë.
Ndërhyrja e policisë ka sjellë përplasje verbale dhe momente tensioni mes efektivëve dhe protestuesve.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të shoqëruar nga policia.
Studentët ndodhen në ditën e 11-të të protestës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.







