Ballina Opinion 70 vjetori i Revolucionit Hungarez të vitit 1956

70 vjetori i Revolucionit Hungarez të vitit 1956

40
0

Nga Bujar Leskaj

“23, tetor, 1956, është një ditë që do jetojë përgjithmonë në memorien e njerëzve dhe kombeve të lira. Ishte një ditë kurajoje, vetëdijeje dhe triumfi.

Asnjë tjetër ditë, qē nga fillim i historisë, nuk e ka treguar më qartë dëshirën e pashterrshme të njeriut për të qenë i lirë, pavarësisht shanseve kundër suksesit e pavarësisht sakrificës së kërkuar” – John F. Kennedy në nderim të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.

Sot është dita përkujtimore e studentëve e luftëtarëve hungarezë të lirisë.

13 ditët e revolucionit hungarez përfunduan të dielën e 4 Nëntorit. Budapesti pothuajse ishte shkatërruar tërsisht. Përplasja e armatosur shkaktoi shumë të vrarë.

Qindra të vrarë nga tanket ruse, mijëra të plagosur, mijëra të burgosur e të ekzekutuar! Rreth 200 mijë hungarezë u larguan drejt Perëndimit.

Në vend u vendos një qeveri demokratike, por jeta e saj nuk ishte e gjatë, pasi komunistët u rikthyen sërish, për t’u rrëzuar përgjithmonë në vitin 1989.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje historike kanë ngelur çizmet e diktatorit komunist. Për t’i pështyrë shumica e për t’i puthur së largu e fshehtazi nostalgjikët e diktaturës.