Ballina Sport Laçi rikthehet te fitorja pas 3 ndeshjeve

Laçi rikthehet te fitorja pas 3 ndeshjeve

44
0

Laçi rikthehet te fitorja pas fitores minimale përballë Vorës.

Sfida e zhvilluar në Kurbin përfundoi 1:0 në favor të vendasve.

Në pjesën e parë, skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani i shkoi shumë pranë golit duke tentuar shpesh herë portën, mirëpo Harizaj i “neutralizoi” të gjitha goditjet, përfshi këtu edhe një penallti të pritur ndaj Bibos.

Pjesa e dytë rezultoi përcaktuese, ndërsa pas 72 minutave lojë, Laçi gjen avantazhin përmes Kurtit nga një goditje standarde. Rezultat që mbeti i “fiksuar” deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit.

Me këto shifra, Laçi rimerr vendin e 5-të dhe shkon në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Vora kthehet në të 7-tin me 8 pikë në total.