Ballina Opinion Vetëm terrori dhe dhuna mbi studentët i zgjoi nga gjumi profesorët, doktorët,akademikët...

Vetëm terrori dhe dhuna mbi studentët i zgjoi nga gjumi profesorët, doktorët,akademikët dhe artistët

71
0

Nga Skënder Sadri KAPITI

135 ditë protesta paqësore nga rinia patriotike studentore, të cilat për cdo mbrëmje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u bënin thirrje intelektualeve profesorë, akademikë, artistë që ‘i mbështesnin, por fatkeqësisht shumë, shumë rrallë ndonjëri prej tyre i mbështeste ata publikisht.

STUDENTËT ISHIN BRAKTISUR PREJ TYRE.

Por u desh dhuna dhe terrori policoro-shtetëror që t’i zgjojë  nga apatia dhe gjumi  edhe intelektualët shqiptarë profesorë, doktorë, akademikë dhe artistë që të dalin dhe të mbështesin kauzat e protestave heroike të rinisë studentore; u desh dhuna  dhe tmerri i kmerrëve të regjimit të Partisë Socialiste dhe të kryeministrit shqiptar,që i nxiti intelektualët ,akademikët,profesorët dhe artistët që të dalin dhe të mbrojnë studentët dhe që t‘i mbështesin kauzat e tyre.

Ishte mjerim i madh intelektual që qëndruan indifferent ndaj këtij regjimi injorant dhe kundërintelektual ,regjim që ishte dhe është  një regjim i cili lapsin ia ka dhënë injorantëve dhe pushtein krimit, hajdutëve e tradhëtarëve.

Dhe kundër këtij regjimi u ngrit rinia studentore shqiptare, gjë e cila vertetoi faktin se rinia studentore shqiptare ishte shumë hapa para jo vetëm ndaj politikës së mbrapshtë  shqiptare por edhe ndaj shoqërisë si dhe shumë hapa para edhe ndaj elitës intelektuale shqiptare, e cila e kuptoi më në fund se edhe ajo ishte e kërcënuar nga regjimi, dhe ishte meritë e po studentëve që ua hoqi frikën edhe intelektualëve dhe i shtyu edhe ata që të guxojnë.

Megjithatë fakti se intelektualët ,akademikët ,profesoRët dhe artistët shqiptarë që dolën përkrah studentëve tregon se jo të gjithë ishin të shitur te regjimi, dhe nuk ishin të gjithë të shkrirë në një me establishmentin  e politikë së vjetër, nuk ishin të gjithë mercenarë dhe sahanlëpirës të oborrit të qeverisë.

Protestues kini kujdes!

KIni kujdes se kundër jush  po thuren kurthe,intriga, akuza dhe po përdoren lloj-lloj përpjekjesh për të manipuluar,korruptuar dhe përcarë Protestat tuaja.

KINI KUJDES SI NGA PUSHTETI DHE NGA OPOZITA.

Deklarimi i kryetarit të Partisë Demokratike se mbështet protestusit,nuk është gjë tjetër vetëm vertetim se ai është një patronazhist i Edi Ramës, për të kapur Lëvizjen studentore të sotme me qëllim për t’a shuar atë, ashtu sikurse që ai pati sukses si i dërguari i Ramiz Alisë dhe Partisë komuniste si antar fanatik i saj , që pati sukses se kapi Lëvizjen e Dhjetorit  1990  dhe Partinë Demokratike  dhe që prej 36 vitesh ai bashkëqeveris djallëzisht me Partinë Socialiste.

KUJDES STUDENTË NGA DJALLI NEOKOMUNISTO-KOMUNIST BERISHA, i cili dogji, rrënoi dhe sulmoi edhe Godinën e Partisë DEMOKRATIKE PËR INTERESA PERSONALE; KUJDES NGA AI I CILI MË KEQ SE RAMA, në vitin 1997 kur Shqipëria ishte në prag të një Lufte civile ku shkaktar ishte ai, në kushte tejet të vështira e katastrofike për Shqipërinë KUR RREZIKOHEJ TEJMASE SOVRANITETI KOMBËTAR DHE SHTETI SHQIPTAR, në vënd që jipte dorëheqje, ai rizgjidhej president nga shpura e deputeëve të tij, ashtu sikuse që edhe sot deputetët socialiste i qëndrojnë besnik Edi Ramës ,klikës dhe juntës së policisë të terrorit që dhunuan rininë studentore.